Gjilan, arrestohen pesë persona që u përleshën mes vete

Pesë persona janë arrestuar, prej tyre dy në moshë të mitur.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Sipas forcave të rendit, ata ishin përleshur mes vete ndërsa tre nga ta kishin pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj  kosovarë (dy ata të mitur) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes vete, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit e mitur janë liruar ne procedurë të rregullt, ndërsa  tre të dyshuarit tjerë dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.