Gjilan, arrestohen për prostitucion, rasti shkon në procedurë të rregullt

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se ata janë marrë me prostitucion.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14 në Gjilan.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.