Gjilan, arrestohen një burrë dhe një grua nën dyshimin për prostitucion

Policia e Kosovë ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar, një burrë dhe një grua, nën dyshimin se në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 14 shtator 2022 në Gjilan.

“Në lidhje me rastin është konsultuar gjyqtari kompetent, të dyshuarit lirohen dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt” – njoftoi Policia.