Ilustrim

Gjilan, arrestohen dy të dyshuar për transport të drogës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Gjilan nën dyshimin se kanë transportuar lëndë narkotike.

Sipas Policisë, janë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, gjithashtu dhe dy vetura, një telefon dhe 170 euro.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Bresalc të Gjilanit rreth orës 15:00.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.