Gjilan, arrestohen dy persona për prostitucion

Një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Serbisë janë arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për mundësim dhe detyrim në prostitucion.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Arrestimi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në Gjilan.