Ilustrim

Gjilan, arrestime për fajde me kamatë prej 30%

Gjatë ditës së sotme janë arrestuar ty persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale për fajde, njofton Policia e Kosovës.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsioni në Gjilan, gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy të dyshuarit me inicialet F. D., dhe J. D.

Dy të dyshuarit i kishin ofruar një qytetari në etapa të ndryshime 226 mijë euro euro, me kamatë prej 30 %, që qytetari obligohej t’ia kthente 294 mijë euro.

“Hetuesit policorë gjatë trajtimit të rastit, ku janë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit, kanë ardhur tek disa të dhëna ku dyshohet se dy të dyshuar F. D. (viti i lindjes 1979) dhe  J. D. (viti i lindjes 1949), meshkuj kosovarë, i kanë ofruar një qytetari në etapa të ndryshme 226,000.00 (dyqind e njëzet e gjashtë mijë) €, me kamatë 30%, pra qytetari obligohej t’i kthente 294,000.00 (dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë) € të dyshuarve”, njofton PK.

I dyshuara F. D. është ndaluar për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër J. D. është liruar në procedurë të rregullt.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, sot më 04.06.2020, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore-Gjilan, janë kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarave të cilët janë  intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas përfundimit të intervistës me aktvendim të prokurorit të lëndës, i dyshuari F. D. është ndaluar për 48 orë, kurse i dyshuari J. D. është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.