Gjilan - Aksionin për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara.

Sipas një njoftimi për media, gjatë javës së fundit janë liruar hapësirat e uzurpuara në qendër të qytetit, ku përfshihet edhe largimi i disa mureve (pengesave), rrënimi i objekteve mbi pronën publike të lumit Stanishorka, sikurse edhe objekteve të tjera me rrezikshmëri të lartë.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka deklaruar se Komuna e Gjilanit nuk do të ketë tolerancë për uzurpatorët e pronës publike, përfshirë edhe ndërmarrjet publike apo institucionet tjera, për të shtuar se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen.