Gjilan, aksion për lirimin e hapësirave publike që shfrytëzoheshin pa leje nga disa biznese

Komuna e Gjilanit njofton se Drejtoria e Inspekcionit ka zhvilluar një aksion për lirimin e hapësirave publike që shfrytëzoheshin nga disa biznese pa u pajisur me leje.

Sipas njoftimit, pas aksionit për lirimin e hapësirave publike prej bizneseve të cilat nuk kanë aplikuar për leje për hapësirë publike, është bërë konfiskimi i tavolinave dhe karrigeve.

“Pas aksionit të Drejtorisë së Inspekcionit në Gjilan për hapësirat publike të bizneseve, të cilat nuk kanë aplikuar për leje për hapësirë publike, është bërë konfiskimi i tavolinave dhe karrigeve të  cilat janë vendosur pa u pajisur me leje”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, është shprehur se çdo biznes i cili shfrytëzon hapësirat publike duhet të pajiset me leje për shfrytëzim të hapësirës.

“Inkurajojmë çdo biznes që të sigurojë lejen dhe të vazhdojë punën”, ka thënë Hyseni.