Gjetjet e Auditorit në Rahovec, Smajl Latifi zotohet se do i zbatojë rekomandimet

Sot është mbajtur debati për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit në Rahovec me qëllim të rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe menaxhimin e financave publike.

Visar Prebreza nga BIRN, tha Komuna e Rahovecit ka deklaruar se Auditori ka idenfikuar shumë dobësi në këtë komunë që kryesisht janë në fushën e prokurimit.

Prebreza tha se në krahasim në raportin e vitit 2018, kjo Komunë ka shënuar progres në zbatim të rekomandimeve.

“Në raportin e vitit 2019, Komuna e Rahovecit ka pranuar 14 rekomandime, apo 7 më pak se në vitin e 2018. Kur jemi të zbatimi, janë dy pikëpamje, për shkak se janë 15 rekomandime, dhe auditori ka konstatu se janë zbatu vetëm 5 prej 21 rekomandime. E mira e saj është që puna ka fillu. Prej debatit të kaluar, kjo është përmisim, pasi që vitin e kalum situata ka qenë më keq. Këtë vit, kemi një cështje që duhet adresuar që është keqëklasifikimi, që ka ardhur shpesh për shkak të obligimeve që iu bien komunave nga qeveria. Njëra prej tyre është mi pagu mësimdhënësit për paga jubilare që rrjedhin prej një kontrate kolektive”, tha Prebreza.

Bujar Bajraktari nga Zyra Kombëtare e Auditimit deklaroi se fokusi i Komunës së Rahovecit duhet të përqendrohet te menaxhimi i pasurisë, përkatësisht të regjistri i pasurisë, inventarizimi, etj.

“Të raporti financiar mund të shohim krahasimin nder vite, shihet se Komuna e Rahovecit ka një permisim. Ndërsa, në fusha tjera të rëndësishme, siç është në fushën e prokurimit, ka më shumë gjetje dhe fokusi duhet të jetë aty. Përveç kësaj, edhe të menaxhimi i pasurisë duhet të shtohen aktivitetet, pasi janë disa të gjetura që paraqiten për vite me radhë, që janë të menaxhimi i pasurisë, regjistri i pasurisë, inventarizimi etj. Në përgjithësi ka një progres”, ka thënë Bajraktari.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi deklaroi se disa nga të gjetjet e Auditorit, nuk janë të varura drejtpërdrejt nga kjo komunë, por nga niveli qendror.

Ai njoftoi se kanë një plan të veprimit për zbatimin e rekomandimeve dhe një grup punues.

“Çka kemi bë na që të regjistri i pasurisë, ende nuk janë kry pagesat për palestrën dhe të kjo që lypet inventarizimi, regjistri i pasurve, dhe po presim që të kryhen të gjithë procedura nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Ju mund të ia adresoni këtë të gjetur komunës së Rahovecit, por vetëm në një fazë kemi qenë kontraktues”, tha ai.

Latifi paralajmëroi edhe fokus për zbatimin e rekomandimeve edhe të auditorit të brendshëm.

“Te kontratat e kemi zgjidhë, nuk besoj që do të kemi problem më të menaxhimi i kontratave. Ne kemi kontrata me pambulushmeri financiare, ka fillu të stabilizohet gjendja, s’kemi situatë probleme në krahasim në vitin e kaluar, dhe fokusi jonë për mos me nënshkru kontrata pa mblushmëri financiare është më i madh. Te pagesa e faturave, është e vertëtë qqë mund të kemi situatë të tilla, jo në çdo situatë është komuna në gjendje të favorshme me pagu faturat brenda 30 ditëve, për shkak të mjeteve financiare. Ne do të provojmë më pas një mirëkuptim me operatorët që mos me shku të thesari.

Ndërkaq, të fusha e mangësive prokurimit ai tha se ka progres, dhe ato nuk dotë jenë evidente më për vitin 2020.

Gjatë debatit u përfshinë edhe asamblistët komunal nga radhët e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ku ngriten shqetësimet e tyre lidhur me këtë raport.

Fehmi Hoxha nga PDK tha se nuk janë të kënaqur që ka vetë 7 adresime nga 21 rekomandime, pasi sipas tij, i bie qe Latifi ka punuar vetëm 30 për qind mirë.

Hoxha hodhi kritika të mangësitë që janë identifikuar nga Auditori për pagat jubilare.

Kurse, asamblisti i LVV-së, Ali Zhuniqi ngriti çështjen për projektin “Shërbime për realizimin e vitalizmit të infrastrukturës për funksionalizimin e projektit – shtretërit shtëpiak. Pasi që Auditori, kishte konstatuar mungesë e dëshmive relevante për ofrimin e shërbimeve e që si rrjedhojë, ky institucion ka konstatuar se pagesa e për shërbime që nuk janë marrë/pranuar, tregon për keq menaxhim të parasë publike.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në këtë link.