Debati për gjetjet e Auditorit në Komunën e Pejës

Gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit në komunën e Pejës, shkeljet në prokurorim

Në debatin për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit në komunën e Pejës, i cili është duke u mbajtur sot u diskutuan shkeljet e gjetura në prokurorim në këtë komunë.

Visar Prebreza nga BIRN tha së janë gjetur disa shkelje në prokurorim në komunën e Pejës.

“Dy të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për me u diskutua, e para është “Tejkalimi i limitit ligjor në kontratat kornizë”, pra kontratat kornizë kur lidhen lejohet një limit ligjor për produktet të cilat i kontrakton,  është një rekomandim të cilit duhet të merret parasysh në kontrata tjera”, tha ai.

Ai tha së në komunën e Pejës ka pasur dy raste që Auditori ka gjetur që nuk janë kryer punët të cilat janë pagua.

“Ankesa kryesore e kryetarëve është që nuk kemi staf të kualifikuar dhe të mjaftueshëm për me i menaxhua krejt kontratat prandaj edhe në këtë aspekt duhet me punu”, tha ai.

Një gjetje tjetër janë borxhet që kanë qytetarët ndaj komunës.

Prebreza tha se borxhet që kanë qytetarët ndaj komunës së Pejës janë mëdha.

“Disa komuna i kanë fal borxhet ndaj komunave, por kemi arritur në një fazë që borxhet ndaj komunave është duke u rritur, dhe borxhe ndaj komunës së Pejës është rreth 18 milionë euro dhe i inkurajoi kryetarët e komunave që me fillua me i përdor procedurat e parapara me ligj sepse nuk mundemi me toleru se vazhdimisht me shkua duke u rrit dhe me ardhë në një pikë që me i fal borxhet si në vitin 2015”, tha ai.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) me mbështetjen e USAID për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse organizuan debatin për gjetjet e auditorin në Komunën e Pejës.

Raporti i Auditorit ka gjetur se Komuna e Pejës është treguar borxhli jo i mirë, në 13 raste faturat në vlerë totale 552 mijë e 196 euro janë paguar pas afatit i cili zgjat 286 ditë.

Muhaxheri në debatin për gjetjet e auditorit në komunën e Pejës ka thënë se kjo ka ndodhur për arsye të dështimit të aprovimit të buxhetit nga Qeveria.

“Kur Qeveria dështon në aprovim të buxhetit, në këto 4 vite thuajse tri herë buxheti i Republikës së Kosovës nuk është aprovuar në muajin dhjetor po është aprovuar në shkurt, mars ose prill dhe janë 90 që nuk ka mundësi as me vepru as me i pagu faturat, dëmi më i madh neve si komunë na bëhet kur është buxheti i Qeverisë dhe ai grant më neve nuk na bartet për vitin tjetër, neve ai operator na len në borxhe sepse duhet me pagua prej pozicioneve tjera e jo prej pozicionit të grantit qeveritar. Vitin e kaluar kemi pasur buxhetin në rregull për ti bërë pagesat por në disa raste nuk ka qenë e mundshme për tu ekzekutuar”, ka thënë Muhaxheri në debatin e mbajtur sot.

Përveç kësaj Auditori në këtë komunë ka gjetur ngecje edhe në mbledhjen e borxheve.

“Tek kjo pjesa e borxheve është kryesisht të tatimi në pronë dhe një pjesë e borxhlinjve janë njerëz që kanë vdekur. Borxhlinjtë më të mëdhenj nuk janë qytetarët e thjeshtë por janë kompanitë apo tatim paguesit që ju kanë shmang dhe presin me i ikë pagesave” shpjegoi Muhaxheri.

Në debatin e sotëm për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit në komunën e Pejës, kryetari Gazmend Muhaxheri foli për gjetjet e të paktën dy rrugëve të asfaltuara ku nuk kanë qenë tokat e shprosuara.

Muhaxheri tha se rrugët dhe rrugicat që janë të regjistruara në komunën e Pejës janë të regjistruara në vitin 1930, dhe prej atëherë janë hap rrugë të reja por bartjet nuk janë bërë në kadaster.

“Me nis me i kry na procedurat e shpronsimit kish me qenë procedurë shumë e gjatë, për atë arsye ne shumicën e rrugëve që i kemi asfaltuar është bërë asfaltimi i rrugëve ekzistuese, nuk jemi hi me i qel rrugën e re por janë asfaltuar rrugët ekzistuese në fshatra”, tha Muhaxheri.

Ai tha se që është identifikuar problemi i rrugës të Maja e Zezë.

“I kemi kryer procedurat e shpronësimit, e kemi dërgua procedurën në asamble, ka kaluar por i kemi paguar vetëm 1 nga 32 shpronsimet e nevojshme sepse tokat që duhet të shpronësohen nuk janë në emër të pronarit të tashëm që duhet me u konpenzu” tha ai.

Muhaxheri tha se personat do të kompensohen kur të kryhet procesi i shpronësimit.

Në gjetjet e auditorit për asfaltimin e të paktën dy rrugëve ku nuk kanë qenë tokat e shpronsuara thuhet se është rrezik që në të ardhmen me u padit si komunë.

Premtimet e kryetarit të Komunës së Pejës, të dhëna në debat:

– Disa nga 7 rekomandimet e auditorit të përsëritura në këtë vit, nuk do të jenë në raportin e auditimit për vitin 2021 sepse ju kemi marrë masa më herët që këto çështje të mos përsëriten.

– E kemi një projekt për një ambulantë me bo në qytetin e Pejës në lagjen Karagaq.

– Personat do të kompensohen kur të kryhet procesi i shpronësimit.