Gjeti gruan në shtëpi me lëndime trupore, i grabitën edhe ari

Një person ka raportuar se kur kishte shkuar në shtëpinë e tij e kishte gjetur gruan me lëndime trupore.

Policia e Kosovës njofton se dyshohet se këtë e kanë shkaktuar dy persona të panjohur.

Sipas Policisë, dy të dyshuarit ishin të maskuar dhe të njëjtit kanë grabitur një sasi ari.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.