Gjermania zgjat dorën e ndihmës për Kosovën, dhuron 6 mijë teste për COVID-19

Ambasadori gjerman Christian Heldt sot ka dhuruar për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike 6 mijë kite për testimin e coronavirusit.

Në këtë dorëzim pranim ishte i pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani.

Përveç dorëzimit të testeve PT-RCP, Ambasadorit Heldt bëri thirrje tek qytetarët e Kosovës që të zbatojnë rregullat e IKShPK-së për respektimin e masave parandaluese për COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i IKShPK-së falënderuan shtetin gjerman për këtë ndihmë.

Ministri tutje bëri thirrje që të vazhdohet respektimi i masave në mënyrë që COVID-19 mos të prek edhe institucionet shëndetësore.

Gjithashtu, ai theksoi se klinikat dhe spitalet rajonale janë të ngarkuara këto ditë për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus.

“Ju lutem mbani distancën mbane higjienën, maskat që ta rujmë edhe personelin shëndetësor. Edhe ashtu sistemi është ngarkuar këto ditë në klinikat tona edhe në spitale rajonale, nëse na rrezikohen edhe profesionistët  shëndetësorë atëherë do të jetë një problematikë e madhe”, theksoi Zemaj.

Qytetarët të cilët shkojnë nga Kosova në shtetin Gjerman, duhet t’i nënshtrohen prap testit të coronavirusit edhe nëse një test të tillë e kanë bërë në Kosovë.