Ilustrim - Foto: REL/Reuters

Gjermania vendos masa të reja ndaj COVID-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar se nga 2 nëntori do të ketë  masa të reja të ashpra, si një përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19, transmeton DW.

Kancelarja, Merkel dhe kryeministrat shtetërorë të Gjermanisë njoftuan të mërkurën një bllokim të pjesshëm të vendit.

E ashtuquajtura “drita e bllokimit” në të gjithë vendin është një version më pak intensiv i masave në krahasim me ato që u ndërmorrën  në pranverën e këtij viti, që sollën shoqërinë gjermane dhe aktivitetin ekonomik në një ngërç.

Disa nga kufizimet e reja për muajin e ardhshëm:

Restorantet dhe baret do të mbyllen, përveç “ take away”

Ngjarjet e mëdha do të anulohen përsëri

Udhëtimet e panevojshme dekurajohen fuqimisht

Ndalohet qëndrimi gjatë natës në hotele për qëllime turistike

Të gjithë ata që mund të punojnë nga shtëpia duhet ta bëjnë këtë dhe punëdhënësit duhet të lehtësojnë një kalim në punën nga shtëpia

Takimet në publik do të kufizohen në vetëm dy familje me deri në 10 persona gjithsej dhe kinematë do të mbyllen

Qendrat rekreative publike si pishina, palestra dhe sauna do të mbyllen

Asnjë turmë në ngjarje sportive