Gjermania shënon rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19

Në Gjermani, në 24 orët e kaluara numri i personave të infektuar me coronavirus është rritur për 4,974.

Instituti për Sëmundjet Infektive tha se numri i përgjithshëm i viktimave tani ka arritur në 108.202.

Në Gjermani, për të tretën ditë radhazi, numri i të infektuarve është rritur pas një rënie prej katër ditësh me radhë në periudhën e mëparshme.

Gjatë 24 orëve u shënuan 246 vdekje të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,107./REL