Foto: CNN/DPA

Gjermania rrit kontrollet kufitare për të ndalur migrimin sekondar

Gjermania do të kryejë kontrolle më të shpeshta kufitare për të ndaluar migrantët që lëvizin ilegalisht brenda Bashkimit Europian (BE).

Kjo masë nënkupton rritjen e numrit të oficerëve policorë nëpër zona kufitare, si një përpjekje për të ndaluar lëvizjen e paligjshme brenda Bashkimit Europian të migrantëve që nuk janë shtetas të BE-së, njoftoi Ministria e Brendshme e Gjermanisë, raporton CNN.

Masa e fundit për të siguruar kufijtë e vendit ka ngritur frikën se Zona Schengen po gërryhet dhe shënon fazën më të re të një politike shtrënguese të migracionit, e cila shfaq Gjermaninë duke mbyllur dyert mbi kërkesat për azil dhe duke përshpejtuar  dëbimet.

“Siguria fillon në kufi,” tha Horst Seehofer, ministër i Brendshëm dhe anëtar i partisë së qendrës së djathtë të Unionit Kristian-Social (CSU).

“Së bashku me aranzhimet e reja të kontrollit kufitar në kufirin me Austrinë, unë i kam udhëzuar oficerët të rritin kontrollet policore në të gjithë kufijtë e tjerë gjermanë”, ka shtuar ministri i Brendshëm gjerman.

Përgatiti: Senad Durguti