Gjermania regjistron numrin më të madh të vdekjeve brenda ditës nga Covid-19

 

Numri i vdekjeve në Gjermani është rritur për 266 në ditën e fundit, sipas qendrës së kontrollit dhe sëmundjeve, duke shënuar kështu rritjen më të madhe brenda një dite në fatalitete që kur filloi përhapja e coronavirusit në vend, raporton CNN.

Në total, 2,373 njerëz kanë vdekur nga virusi në  Gjermani, tha instituti i Robert Koch.

Numri i rasteve të konfirmuara është 113 mijë, që shënon rritje prej 5,325 vetëm në 24 orët e fundit.