Gjermania njeh përfundimisht patentë shoferët e Kosovës

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se në seancën plenare sot, Këshilli Federal i Gjermanisë-Bundesrati ka votuar me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

Ambasada e ka cilësuar këtë vendim si dhuratë të Gjermanisë për Kosovën në prag të shënimit të përvjetorit të pavarësisë.

“Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,  kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Paraprakisht, Komisionin për Transport dhe Komunikime Digjitale në Bundesrat e kishte shqyrtuar rekomandimin e Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit dhe rekomandimi për njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës, ka kaluar pa vërejtje.