Pamje nga fillimi i takimit trepalësh në Ohër

Gjermania e mirëpret darkordimin e marrëveshjes në Ohër

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, ka uruar Kosovën dhe Serbinë për progresin në zbatimin e Marrëveshjes Bazë, për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve.

Përmes një postimi në Twitter, Hebestreit ka thënë se Gjermania do të mbështesë për të përmbushur prespektivën evropiane të palëve/

“Urime për këtë progress për të vënë marrëdhënien në mes Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re. Tani e gjitha është në loidhje me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në anën tuaj për të përmbushur perspektivën tuaj evropiane” – ka shkruar Hebestreit.

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, një takim trilateral të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve.

Pas takimit maratonë në Ohër, kryeministri Kurti ndër të tjera, tha se ashtu si më 27 shkurt edhe dje në Ohër Serbia i ka ikur nënshkrimit të aneksit për zbatimin e marrëveshjes.

Ai shtoi se ka pasur pajtim publik mes palëve, teksa e ka cilësuar dakordimin e arritur si njohje de facto.

Kurti: Serbia po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes