Foto: AFP

Gjermania mbyll kufijtë për shkak të coronavirusit

Gjermania është bërë vendi i radhës që mbyll kufijtë ndërsa shtetet evropiane po përpiqen të frenojnë përhapjen e coronavirusit.

Kufijtë e Gjermanisë me Francën, Austrinë dhe Zvicrën u mbyllën të hënën në mëngjes, përveç trafikut tregtar, raporton BBC.

Franca po shqyrton bllokime më të rrepta, me shefin e saj të shëndetësisë duke thënë se situata “po përkeqësohet shpejt”.

Shifrat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rendisin 164,000 raste të konfirmuara dhe 6.470 vdekje në të gjithë botën.

Sidoqoftë, javën e kaluar OBSH vlerësoi se Evropa ishte tani “epiqendra” e virusit dhe u bëri thirrje qeverive të veprojnë në mënyrë agresive për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes Covid-19.

Në Kosovë numri i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 13.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu