Ndërtesa e Qeverisë së Gjermanisë në Berlin | Foto: KALLXO.com
Gjermania i kthen përkohësisht kontrollet kufitare tokësore
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Feaser, do ta paraqesë planin e saj për kthimin e përkohshëm të kontrolleve kufitare tokësore me qëllim që ta luftojë migrimin ilegal dhe ta mbrojë publikun nga ekstremizmi islamik, ka bërë të ditur për Reuters një burim qeveritar.
Faeser, e cila pritet të mbajë një konferencë për media për pakon e sigurisë së masave, do ta njoftojë për planin edhe Komisionin Europian, ka shtuar burimi të hënën(09.09.2024).
Kontrolli do të fillojë prej 16 shtatorit dhe fillimisht do të zgjasë për gjashtë muaj, ka raportuar agjencia e lajmeve DPA, duke iu referuar gjithashtu burimeve qeveritare.
Qeveri gjermane është konsultuar me partinë më të madhe opozitare CDU për mënyrat më të mira për ta luftuar migrimin ilegal përballë shqetësimit publik dhe pas sulmit vdekjeprurës me thikë të kryer prej një azilkërkuesi nga Siria muajin e kaluar në qytetin Solingen.
Javën e kaluar, partia anti-emigrante AfD fitoi zgjedhjet në shtetin e Tyringenit dhe e dyta doli në Saksoni.
Faeseri e socialdemokratëve(SPD) përballet me zgjedhje shtetërore në Brandenburg pas dy javësh, ku partia e saj qeveris në koalicion me të Gjelbrit dhe kristiandemokratët(CDU).
Gjermania ka vijë kufitare tokësore prej 3.700 kilometra me Danimarkën, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun, Francën, Zvicrën, Austrinë, Çekinë dhe Poloninë.
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Gerhard Karner, ka deklaruar të hënën për gazetën “Bild” se vendi i tij nuk do ta pranojë asnjë emigrantë që Gjermania do ta kthejë në kufi.
“Nuk ka hapësirë manovrimi në këtë pikë”, ka deklaruar ai. “Është punë ligji. E kam urdhëruar drejtorin e policisë federale që të mos lejojë asnjë rikthim”.
Gjermania vjet shpalli kontrolle më të ashpra në kufijtë tokësorë me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën si kundërpërgjigje ndaj ngritjes së madhe të kërkesave për azil për herë të parë.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com