Gjermania i jep vetura Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka pranuar donacion 15 vetura nga Policia Federale e Gjermanisë. Këto vetura do të jenë në shfrytëzim të Policisë Kufitare të Kosovës.

Pranim dorëzimi i këtij donacioni u nënshkrua nga u.d. i drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde.

“Pesëmbëdhjetë automjetet që erdhën si dhuratë janë të modelit Duster nga prodhuesi Dacia, veturë kjo e cila dallohet për multi-funksionalitetin teknologjik, ashtu sikurse për qasjen e mirë në terrene të ndryshme pavarësisht vështirësisë, e që janë të nevojshme për Policinë Kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës pranoi një donacion prej 15 veturave Foto: Policia e Kosovës