Gjermania i dhuron Kosovës teste të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë do t’i dhurojë sot Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, përkatësisht IKSHPK-së RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të COVID -19.

Sipas një njoftimi të MSH-së, ky është donacion i Gjermanisë për Kosovën për të ndihmuar në përgjigjen ndaj pandemisë COVID- 19.

“Ceremonia e dorëzimit të testeve mbahet sot (e premte),  10 korrik 2020, duke filluar nga ora 10:30 në IKSHPK-Prishtinë. Pjesëmarrës do të jenë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i RF të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt” thuhet në njoftim.