Factory building with black smoke from chimneys. Air pollution by industry production. Vector cartoon landscape with coal power plant or chemical manufacture with dirty clouds from pipes

Gjermania e rikthen në punë termocentralin me qymyr pas ndërprerjes së furnizimit me gaz

Një termocentral me qymyr, i cili është çmontuar, është bërë i pari i këtij lloji që do të rikthehet sërish në funksion në Gjermani, ndërkohë që debati është ndezur mbi mënyrën sesi ekonomia më e madhe e Evropës do të përballet pa gazin rus.

Objekti i cili është në pronësi të kompanisë çeke të energjisë EGH, ka marrë leje emergjente për të funksionuar deri në prill në një përpjekje për ta rritur prodhimin e energjisë.

Ky vendim është përshkruar nga ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, si një e keqe e domosdoshme, pasi ai pranoi se ishte një pengesë e konsiderueshme në përpjekjet e Gjermanisë për ta trajtuar krizën klimatike.

Ndërkohë, të Gjelbrit e Gjermanisë e përjashtuan mundësinë e zgjatjes së jetëgjatësisë së termocentraleve bërthamore që do të anulohen deri në fund të vitit.

Ricarda Lang, udhëheqësja e të Gjelbërve, të cilët janë në një qeveri koalicioni me Social Demokratët dhe FDP pro-biznesit, tha se një veprim i tillë nuk do të ndodhte për sa kohë që partia e saj të jetë në qeveri.

Ajo i hodhi poshtë thirrjet e ministrit të financave të FDP, Christian Lindner, për ta mbajtur t’i hapur deri në vitin 2024, nëse është e nevojshme, tri termocentrale bërthamore të cilat do të ndalojnë funksionimin deri në fund të këtij viti.

Gjermania është shumë e varur nga gazi rus dhe furnizimet përmes tubacionit të saj më të madh, Nord Stream 1 nëpërmjet Detit Baltik, janë aktualisht në rreth 20% të niveleve të pritura, në atë që është interpretuar gjerësisht si një vendim hakmarrës nga Moska mbi sanksionet e vendosura si rezultat i pushtimit të Ukrainës.

Politikanët kanë paralajmëruar për kushtet e krizës këtë dimër dhe dimrave të ardhshëm, ndërkohë që Gjermania përpiqet ta përballet me mungesën e energjisë. Janë vendosur kufizime për ngrohjen e ndërtesave publike, përfshirë pishinat dhe bashkitë, dhe bizneseve u është kërkuar që t’i lejojnë punëdhënësit të punojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur ngrohjen e blloqeve të mëdha të zyrave. Industrisë dhe publikut po i kërkohet ta frenojë konsumin e energjisë.

Rifillimi i përdorimit të termocentraleve bërthamore, për të cilat qeveria e Angela Merkel tha në vitin 2011 se Gjermania do t’i kthente shpinën si pasojë e aksidentit bërthamor të Fukushimës, shihet si një opsion shumë i vështirë. Kjo do të përfshinte angazhimin për vite të tëra investimi dhe ka një mungesë në pajisjet e nevojshme, njohuritë dhe burimet njerëzore.

Lang, në një intervistë të gjerë me Die Zeit, tha se nuk ka të ardhme për energjinë bërthamore në Gjermani. “Ajo që po propozon Christian Lindner nuk është gjë tjetër veçse të rifillojë industrinë e energjisë bërthamore,” tha ajo. “Dhe kjo nuk do të ndodhë, të paktën jo me ne.”

Ajo u ankua për një “mungesë serioziteti” në debatin, i cili po zvarritet për javë të tëra. “Energjia atomike është një teknologji shumë e rrezikshme,” tha Lang, duke pranuar në të njëjtën kohë se shumë gjermanë janë të shqetësuar pas reduktimit të gazit nga Rusia.

“Por ne kemi nevojë për përgjigje që i përshtaten në të vërtetë problemit,” tha ajo. “Ne kemi një problem ngrohjeje, jo një problem me energjinë elektrike.” Ajo tha se energjia atomike mund t’i zëvendësojë vetëm në një shkallë të vogël furnizimet e dështuara të gazit. Tri termocentralet bërthamore që mbeten në funksion e furnizojnë ekuivalentin e rreth 6% të nevojave të Gjermanisë për energji elektrike dhe një pjesë e energjisë eksportohet në Francë.

Vitin e kaluar 12.6% e energjisë elektrike të Gjermanisë – 65.2 miliardë kë orë – është prodhuar nga termocentralet e gazit./The Guardian