Gjergj Dedaj - Foto: Facebook

Gjergj Dedaj: Gjykata Speciale më ka kontaktuar edhe para disa viteve edhe sot

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj ka deklaruar sot në Televizionin Publik të Kosovës se është kontaktuar sot gjatë ditës nga Gjykata Speciale.

“Unë jam kontaktuar vite më parë nga autoritetet e Gjykatës Speciale, që është e vërteta edhe sot më kanë kontaktuar sot në telefon në ambasadë prokurorët e caktuar”, tha Dedaj në RTK.

Dedaj e ka konfirmuar se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin e mos-marrëveshjes me pjesëtarët e UÇK-së.

“Unë jam marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Unë mundem me qenë dëshmitar potencial, sepse kjo lidhjet me delegacionin e Republikës së Kosovës të asaj kohe që kemi bërë vizita në zonat e luftës dhe kemi pasur një mos-marrëveshje me pjesëtarët e UCK-së. Ajo mosmarrëveshje është mbyllur dhe është qartësuar. Këtë ia kam shpjeguar Gjykatës Speciale”, u shprehë ai.

“Nuk jam pyetur për vrasjet politike”, tha në mes tjerash Dedaj.

Dedaj thotë se Gjykata Speciale është interesuar të dijë nëse ai po ndihet i kërcënuar.

“Më kanë pyetur a kam kërcënime, shqetësime. Unë mund të jem unë edhe dëshmitar. Jam i gatshëm të dëshmoj pastërtinë e UÇK-së”, tha tutje ai.

“Ata më kanë pyetur dhe janë interesuar. Jam i gatshëm me ju përgjigje për çka do. Së pari kam qejf me ma dhanë përgjigje se kush m’i ka vra 12 anëtarë të familjes, kush ka bo masakra në Mehë e masakrat e tjera”, shtoi ambasadori Dedaj.

“Kam dhanë dëshmi dhe jam i gatshëm me dhanë dëshmi”, tha Dedaj.

“Jam kontaktuar, mirëpo nuk jam marrë në pyetje. I kanë kërkuar disa çështje nga unë, nuk më kanë ftuar që të shkoj. Unë jam i gatshëm të shkoj, se kam çka me fol, kam me kërku nga Gjykata Speciale që të zbardhet krimet dhe gjenocidi serb në Kosovë”, u shprehë tutje Dedaj.

Së fundi, Gjykata Speciale ke paraqitur një propozim aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.