Foto: Ministria e Mbrojtjes/Facebook

Gjeneralmajor Jashari dekoron me medalje majorin amerikan Halbur

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, e ka dekoruar me medaljen për “Shërbim Vetëmohues“, oficerin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, major Timothy J. Halbur.

Gjeneral Jashari ndau medaljen për “Shërbim Vetëmohues“ për majorin Halbur, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje vetëmohuese e të jashtëzakonshme gjatë shërbimit njëvjeçar të tij, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

“Major Halbur u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thuhet në njoftim.