Shtepia e Kultures ne Zheger

Gjendje e rëndë e shtëpisë së kulturës në Zhegër të Gjilanit (FOTO)

Shtëpia e Kulturës “Idriz Seferi” në Zhegër është në gjendje të mjerueshme infrastrukturore. Objektit i janë thyer dyer, dritare si dhe është mbushur me mbeturina përreth.

Në disa pamje të shpërndara nga një qytetar shihet se ky objekt kulture është lënë krejtësisht pa përkujdesje institucionale.

Pamjet brenda objektit lënë të kuptohet se nuk kanë qenë asnjëherë i përfunduar në tërësi me inventarizim dhe me kalimin e viteve është shkatërruar thuajse tërësisht.

Shtepia e Kultures ne Zheger
Shtepia e Kultures ne Zheger

Shtepia e Kultures ne Zheger