Gjendja pas vërshimeve në fshatin e Gjilanit

Fshati Livoç i Epërm në komunën e Gjilanit ka qenë një nga zonat e prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shumta të shiut e borës që ndodhën ditëve të fundit në Kosovë.

Ky fshat gjendet në afërsi edhe të liqenit artificial i cili dje pati ngritje të nivelit të ujit për shkak të vërshimeve.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi të fshatit  pas vërshimeve.

 

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

Gjatë ditës së sotme situata me vërshimet është qetësuar.

Nga vërshimet sipas fotografive shihet se mbeturinat kanë dalë jashtë rrjedhës së përrockës ndërsa uji i cili kalon përmes përrockës është qetësuar dhe është kthyer në shtrat.

Ekipe të shumta të emergjencës komunale por edhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në terren për të pastruar zonat e prekura nga vërshimet.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu në një intervistë për KALLXO.com ka thënë se situata është vënë në menaxhim ndërsa po punohet për të larguar grumbullimin e ujërave nga prona të ndryshme.

Tutje Spahiu tha se dëmet janë të mëdha por ende nuk ka ndonjë shifër të përafërt se sa mund të jetë i gjithë dëmi i shkaktuar nga vërshimet.

Spahiu tregoi për KALLXO.com se 24 persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

Personat e evakuuar janë dërguar në strehim te familjarët e tyre.