Gjendja pas rrjedhjes së ujit nga tavani në klinikën e QKUK-së – VIDEO

Si pasojë e reshjeve të shiut, uji ka depërtuar brenda Klinikës së Otoringolaringologjisë (ORL) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ekipi i KALLXO.com ka qëndruar në hapësirat e kësaj klinike të hënën pasdite.

Brenda klinikës është parë se uji është grumbulluar në dysheme dhe një pjesë e tavanit – prej ku ka rrjedhur uji, është dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes u panë disa punëtorë teknik, të cilët po rregullonin prishjet dhe pas largimit të tyre, një punëtor tjetër po largonte ujin nga dyshemeja.

Në vendin e rrjedhjes së ujit kishte edhe kundërmim.

KALLXO.com ka provuar të bisedojë edhe me pacientët. Disa prej tyre, në kushte anonimitetit thanë se kanë arritur të marrin shërbime mjekësore.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se pavarësisht rrjedhjeve, puna nuk është penguar dhe ka vazhduar duke shërbyer pacientët.

“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me intensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit. Gjatë largimit të ujit nga Sektori Teknik i QKUK-së, ka ndodhur rrjedhja në dy klinikat në fjalë, por që nuk e ka penguar punën, meqë pacientët kanë marrë shërbimet shëndetësore”- thuhet në njoftim.

Reshjet e dendura të shiut, kanë shkaktuar vërshime dhe dëme në disa rajone të Kosovës.

Ndonëse ekipet teknike u panë rregullonin situatën në tavanin e klinikës, kjo është gjendja e hapësirës, pas largimit të tyre: