Nju Jork, SHBA

Gjendja me pandeminë, ShBA heq Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme për udhëtim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Qeveria e ShBA-së ka hequr Kosovën nga Udhëzuesi i udhëtimeve, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë për të parandaluar  përhapjen e COVID-19.

Sipas komunikatës së MSh-së, ShBA ka hequr Kosovën nga Niveli, 4 në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, duke kaluar në Nivelin 3, “për ri-konsiderim të udhëtimit”.

“Kjo, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë” thuhet në komunikatë.

Ky vendim është publikuar edhe në faqen COVID-19 të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit.