Gjendja me pandemi në shkollat e Drenasit

Që nga muaji gusht në shkollat Fillore dhe të Mesme në komunën e Drenasit me COVID-19 janë infektuar 35 mësimdhënës dhe 13 nxënës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Muhamet Gjoka, drejtor i Arsimit.

Në këtë komunë vetëm një shkollë është duke e zhvilluar mësimin në distancë.

“Një shkollë me skenarin C. Tri shkolla me skenarin B (nga një klasë online për kohë të caktuar 14 ditë)”, ka thënë Gjokaj.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.