kamenic

Foto: Denis Sllovinja

Gjendja me COVID-19 në komunën e Kamenicës

Komuna e Kamenicës  ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit pesë persona rezultojnë pozitiv me COVID-19 në këtë komunë.

Sipas komunës, personat të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë nga Kamenica dy raste dhe nga fshati Koretin tri raste.

Ndërkaq, deri më tani në Kamenicë sipas komunës, bilanci me COVID-19 është: 138 raste të identifikuara, 100 të shëruar plotësisht, 29 raste aktive dhe 9 të vdekur.

“Lusim të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse. Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart!”, thuhet në apelin e komunës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur 9 persona nga COVID-19.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 deri më tani në Kosovë ka shkuar në457.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 169 raste të reja, duke e çuar numrin e invektimeve në 12 mijë e 337.