Gjendja emergjente: Çka thotë Plani i Reagimit Kombëtar?

Pasi numri total i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 9, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

Ky vendim është marrë sot pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi i Qeverisë ka hyrë menjëherë në fuqi.

Përmes këtij vendimi, institucionet obligohen që të veprojnë në përputhje me Planin e Reagimit Kombëtar.

Planin e Reagimit Kombëtar mund ta lexoni KËTU.

Po ashtu, në vendim thuhet se do të bëhet aktivizimi i funksionit mbështetës emergjent 8 (FME8 Shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore).

Te plani i Reagimit Kombëtar te funksioni mbështetës emergjent 8 janë ndarë shëndeti publik dhe ndihma mjekësore, pajisjet dhe furnizimet mjekësore dhe menaxhimi dhe transportimi i të plagosurve dhe të vdekurve.

Funksionin mbështetës emergjent 8 për shëndetin publik dhe shërbimet mjekësore mund ta lexoni më poshtë:

Shëndeti publik dhe ndihma mjekësore (FME 8): Ekziston nevojë domethënëse për shëndet publik dhe ndihmë mjekësore, përfshirë shërbimet e shëndetit mendor. Ndihma mjekësore është e nevojshme jo vetëm në objektet mjekësore, por në pikat e evakuimit të të plagosurve, në pikat dhe strehimoret e të evakuuarëve dhe të refugjatëve dhe në lokacionet tjera për mbështetjen e operacioneve fushore. Për më tepër çdo nevojë kontaminuese rrit nevojën për asistencë teknike.

Pajisjet dhe furnizimet mjekësore (FME 8): ekziston nevoja për sasi të mjaftueshme të preparateve farmaceutike për qëllime parandaluese dhe terapeutike, si dhe përsonel të kualifikuar mjekësor. Sigurimi i vaksinave për parandalim të sëmundjeve të caktuara ngjitëse që mund të paraqiten gjatë katastrofave.

Menaxhimi dhe transportimi i të plagosurve dhe të vdekurve (FME 8): resurset qendrore mund të këkohen për zbatimin e menaxhimit të transportit dhe kujdesit për viktimat e sëmura, plagosura apo ekspozuara, nëse numri i tyre është jashtëzakonisht i madh. Për më tepër, numri i pafund i të plagosurve ka gjasa t’i mbingarkoj kapacitetet në dispozicion të shërbimeve mjekësore regjionale dhe lokale.