Foto: Imri Ahmeti/ Facebook

Gjendja e urës në fshatin e Lipjanit, komuna nënshkruan marrëveshje financimi me ministrinë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar se së shpejti do të fillojë ndërtimi i urës mbi lumin “Sitnica” në fshatin Rufc të Ri dhe asfaltimi i rrugës “Marie Shllaku”.

Për këto ndërtime, Ahmeti ka nënshrkuar marrvëshje financimi me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Ndërkaq në fotografitë që ka shpërndarë ai, shihet ura në fshatin Rufc i Ri, e cila është e shkatërruar dhe e pakalueshme.

“Sot së bashku më Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi kemi nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për financimin e disa projekteve në Lipjan. Në këtë Memorandum parashihet që të bëhet ndërtimi i urës mbi lumin ‘Sitnica’ në Rufc të Ri dhe asfaltimi i rrugës ‘Marie Shllaku’. Këto projekte janë të mirëseardhura për qytetarët e Komunës së Lipjanit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Së shpejti fillon ndërtimi i urës mbi lumin “Sitnica” në Rufc të Ri dhe asfaltimi i rrugës “Marie Shllaku”.

Posted by Imri Ahmeti on Friday, March 5, 2021