Gjendja e të vetaksidentuarit në Ferizaj, flasin mjekët e Spitalit

Gjendja e personit të vetaksidentuar në orët e vonë të natës së sontme në Ferizaj, është stabile, thonë në Spitalin e këtij qyteti. Ai ishte rrokullisur me veturë dhe ëstë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt.

Shefi i repartit të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Ferizajt, Sefedin Fazliu, ka thënë për KALLXO.com se personi i lënduar në aksident, është në gjendje stabile dhe nën kujdesin mjekësor.

“Mirë është. Gjendja e tij është stabile, po e përcjellim gjendjen edhe dy orë tjera. Për momentin nuk ka ankesa që ka ndonjë telashe, e përcjellim edhe dy orë nëse nuk ka ndonjë shqetësim e lirojmë për në shtëpi”, tha Fazliu.

FOTO: Vetaksidentohet një person në Ferizaj, pëson lëndime trupore