Gjendja e të riut që u plagos sonte në Prishtinë

KALLXO.com ka raportuar para një ore se një person ka mbetur i plagosur nga një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com brenda Emergjencës në QKUK kanë bërë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

I plagosuri është R.G.

Rasti i plagosjes u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është pjagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor.Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.