Gjendja e të hospitalizuarve me COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se të shtrirë nëpër spitale janë 157 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas njoftimit, 157  pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe  4 pacientë të negativizuar nga COVDI-19 janë të shtrirë  për trajtim mjekësor në kuadër të ShSKUK-së.

Me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë, theksohet tutje në njoftim.

ShSKUK ka paraqitur edhe raportin sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 78  pacientë, mjekim intensiv në Klinikë Infektive, 3  pacientë, Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Prizrenit, 7  pacientë, Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë, Spitali i Ferizajt, 9 pacientë.

Kosova po përballet me rritje të rasteve të COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare, në total numri i rasteve aktive është 28 mijë e 751.