Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq

Gjendja e sigurisë në veri, flet Erden Atiq

Sot, në disa lokacione në pjesën veriore të vendit, janë dëgjuar sirena të sigurisë.

Derisa në Leposaviq e Zubin Potok janë parë edhe qytetarë të grumbullohen afër objekteve komunale.

Në një deklarim për KALLXO.com, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq tha se për momentin gjendet në zyrë dhe nuk di shumë detaje se çfarë po ndodh.

Ai tha gjithashtu se ka dëgjuar sirenat në qytet.

“Alarmin e kam dëgjuar edhe unë, më herët sepse tani është ndal” – tha kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut.

“Po, sot unë jam këtu, në objektin e komunës, në zyrë. Nuk di më shumë detaje, unë jam këtu, po punoj kam takime…” – ka deklaruar Atiq.

LIVE – Lëshohet alarmi në veri të Kosovës, qytetarë serbë mblidhen në afërsi të tri komunave