Gjendja e shportave të mbeturinave në 'Sheshin e Dëshmorëve' në Prizren

Shportat e mbeturinave në “Sheshin e Dëshmorëve” në Prizren janë në gjendje shumë të keqe.

Sipas disa fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com shportat shihen të dëmtuara në masë të madhe, ndërsa duket se nuk mirëmbahen fare.

Gjithashtu në fotografi shihen të dëmtuara edhe rrethojat e pemëve në këtë shesh.

Ky shesh shfrytëzohet në masë të madhe nga qytetarët e shumtë e sidomos gjatë fundjavave e festave.

KALLXO.com ka kontaktuar Komunën e Prizrenit dhe është në pritje të përgjigjeve.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari: