Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Suharekë

Komuna e Suharekës aktualisht ka 25 raste pozitive me COVID-19, dhe gjendja e tyre është mirë.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtoresha e Shëndetësisë, Besa Kuqi.

“Në Suharekë e kemi ndarë vendin për pacientët me COVID, kush ka nevojë për terapi, në momentin që paraqiten rastet ata nuk hynë në dhomën e infuzioneve por shkojnë tek vendi ku e kemi ndarë për pacientët pozitivë, është i përcaktuar një infermier që merret me këto raste, deri tash gjendja është stabile, ka filluar të ulet numri i rasteve masat janë duke u respektuar”, tha drejtoresha Kuqi.

Në Komunën e Suharekës deri më tani kanë qenë të infektuar 216 persona, prejt tyre janë shëruar 177 ndërsa janë shënuar 14 vdekje.

Nga rezultatet e publikuara nga IKShPK bëhet e ditur se në këtë komunë dje janë regjistruar edhe dy raste të reja me COVID-19.

Komuna me më së shumti raste aktive aktualisht është Prishtina.

Deri më tani në nivel vendi janë regjistruar 15 mijë e 270 persona, prej tyre janë shëruar 12 mijë e 900 ndërsa kanë vdekur 616.