Foto: Facebook

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Në Spitalin Rajonal të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 132 pacientë të infektur me coronaviurus.

Nga raporti ditor i Spitalit bëhet e ditur gjendja e pacientëve, 104 pacientë janë duke u asistuar me oksigjeno- terapi, prej tyre 24 janë në gjendje të rëndë, ndërsa tre janë në maskën CPAP.

Tutje në raport thuhet se nga personeli shëndetësorë aktualisht janë 32 të infektuar me coronavirus, nëntë mjekë, 12 infermierë dhe 11 punëtorë të Administratës dhe Shërbimit Teknik.

KALLXO.com dje ka raportuar në lidhje me vdekjen e mjekëve nga infektimi me SARS-CoV-2, deri më tani në nivel vendi 11 mjekë kanë vdekur si pasojë e infeksionit me coronavirus.