Gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në këtë spital po trajtohen 28 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 21 janë në oksigjeno-terapi ndërsa nëntë prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

“1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Të enjten në Spitalin e  Përgjithshëm në Pejë 186 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,046 analiza.

“6 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 2, dhe kanë lindur 2 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 1 e  gjinisë femërore”, vijon njoftimi.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital, 163 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

97 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 53 Rëntgen, 32 EHO dhe 12 CT-ja.

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 18 mijë e 910 persona, janë shëruar 15 mijë e 367 dhe kanë vdekur 674 persona.