Ilustrim

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në ShSKUK

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 213 pacientë, të gjithë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Sipas ShSKUK, 141pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 13 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, sipas ShSKUK është: Klinika Infektive, 73 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë , Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë, Spitali i Prizrenit, 17 pacientë, Spitali i Pejës, 21 pacientë, Spitali i Gjakovës, 25 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 16 pacientë, Spitali i Ferizajt, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 16 pacientë.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19, në Kosovë është 33 mijë e 538.