Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se gjashtë pacientë të konfirmuar me COVID- 19, janë duke u trajtuar në kuadër të ShSKUK-së.

Sipas tyre, 4 pacientë  të tjerë janë post-COVID-19, ndërsa me oksigjeno-terapi janë 3 pacientë.

Sa i përket raportit sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, në Klinikën Infektive janë 9 pacientë dhe në Spitalin i Gjakovës, 1 pacient.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 555.