Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK), ka njoftuar se pesë pacientë të konfirmuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në kuadër të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme.

ShSKUK ka njoftuar se edhe 2 të tjerë post-Covid-19 janë duke u trajtuar, kurse me oksigjeno-terapi janë 4 pacientë.

Në Klinikën Infektive janë 6 pacientë, kurse në Spitalin e Gjakovës 1 pacient.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 541.