Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Gjilan

Në Repartin e Infektivës në Spitalin Rajonal të Gjilanit, janë gjithsej 16 pacientë, 5 nga ta të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka thënë për KALLXO.com se nga 16 pacientë, pesë kanë rezultuar pozitiv ndërsa për 11 të tjerë po priten rezultatet.

“Po në Repartin e Infektivës i cili po pranon tani edhe persona me simptoma të COVID-19, gjithsej ka 16 pacientë, nga ta 11 po presin rezultatin e testimit”, tha Drejtori Hajrullahu.

Në anën tjetër drejtori tregoi për KALLXO.com edhe se tetë persona janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 20 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 vetëm në Komunën e Gjilanit.