Gjendja e lumit Lumbardh në grykën e Deçanit, reagon aktivisti i ambientit

Adriatik Gacaferi, aktivist i për çështje të ambientit, ka postuar një fotografi nga gryka e Deçanit.

Siç ka thënë ai, hidrocentralet që operojnë në këtë grykë kanë ndalur pothuajse të gjithë ujin e lumit Lumbardh.

“Hidrocentrali Lumbardhi 2 në Grykën e Deçanit, sot rreth orës 14:30 duke e futur 100% te ujit në gypa edhe pse në marrëveshjen që ka me Ministrinë e Mjedisit është i obliguar që të paktën 30% të ujit ta lë gjithmonë në shtratin e lumit”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.

“Sikur të kishte pasur një gjykatë që do i mbronte kafshët e egra dhe peshqit, Kelkos Energy (pronari e HEC) do ishte dënuar për gjenocid ndaj kafshëve dhe peshqve”, thuhet në fund të reagimit të tij.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për operimin e hidrocentraleve në grykën e Decanit.

Ndërsa, gjatë verës në këtë anë u mbajt edhe një protestë për të kundërshtuar operimin pa leje të hidrocentraleve.

Vjetërsohet lënda ndaj kompanisë që planifikon të investojë miliona në hidrocentrale

www.kallxo.com