Gjendja e gazetarisë në Kosovë

Gazetarja investigative Serbeze Haxhiaj thotë se raportimi i krimeve të luftës në formën dhe trajtën e duhur është ende një tabu në Kosovë që do të rëndojë për një kohë të gjatë mbi supet e shoqërisë sepse krimet e Serbisë në kufijtë e gjenocidit, nuk janë ndëshkuar.

Në një intervistë me kolegen Rudina Dervishi, zonja Haxhiaj që po merr pjesë në një program trajnimi të Departamentit të Shtetit, flet edhe për lirinë e medias dhe pavarësinë e gazetarëve në Kosovë.