Gjendet trupi i personit që kishte rënë në lum në fshatin Deiq të Klinës

Një trup sapo është nxjerrë nga lumi në fshatin Deiq të Klinës, i cili po kërkohej gjatë ditës së sotme.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë te ditur se trupi është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë.

Në kërkim të tij, sot kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe FSK-ja.