Gjendet trupi i pajetë i personit të zhdukur në liqenin e Batllavës

Është gjetur trupi i personit që ishte zhdukur pesë ditë më parë në liqenin e Batllavës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti – Haziraj.

“Në ditën e pestë të kërkimeve  është gjetur trupi i pajetë i personit Sh.Sh. (i gjinisë mashkullore), 55 vjeç, që ishte fundosur në liqenin e Batllavës. Ekipet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorinë përkatëse do te ndërmarrin veprimet e mëtejme”, tha Ahmeti – Haziraj.

KALLXO.com kishte raportuar të dielën, më 25 gusht, së një person dyshohet së është fundosur në liqenin e Batllavës.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 16:00.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të jetë fundosur në liqenin e Batllavës. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, e kishte konfirmuar Policia e Kosovës për KALLXO.

https://kallxo.com/lajm/dyshohet-se-nje-person-u-fundos-ne-liqenin-e-batllaves/