Gjendet pa shenja jete një person në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës

Një person është gjetur pa shenja jete është gjetur gjatë ditës së djeshme në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se pas marrjes së informacionit menjëherë, ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa mjeku ka konstatuar edhe vdekjen e viktimës.

Gjithashtu në raportin policor thuhet se identiteti i viktimës ende nuk dihet pasi që i njëjti nuk posedonte asnjë dokument me vete.

Trupi i pajetë i gjetur është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet policore ndërsa është iniciuar si hetim i vdekjes.